Rusia paralajmëron Evropën për aktivizimin e mekanizmit Masho
Një funksionar i Rusisë ka paralajmëruar Trojkën Evropiane në lidhje me pasojat e aktivizimit të mekanizmit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në marrëveshjen bërthamore.
Mikhail Ulyanov, përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare në Vjenë dhe në ANEA, të shtunën në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, deklaroi: "Moska e ka paralajmëruar Trojkën Evropiane (Anglinë, Francën dhe Gjermaninë) në lidhje me pasojat e aktivizimit të mekanizmave për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në marrëveshjen bërthamore dhe Kremlini ka qëndrim negativ në lidhje me këtë veprim të tre shteteve evropiane".
Ulyanov shtoi: "Duke tërhequr vërejtjen për pasojat negative të këtij mekanizmi, kemi paralajmëruar shtetet perëndimore për një veprim të tillë".