Fillon samiti në Berlin mbi krizën në Libi
(last modified Sun, 19 Jan 2020 14:40:13 GMT )
Janar 19, 2020 15:40 Europe/Tirane
  • Fillon samiti në Berlin mbi krizën në Libi

Konferenca për paqe në Libi ka filluar punën sot (të dielën) në Berlin të Gjermanisë.

Liderët dhe zyrtarët e lartë qeveritarë, përfshirë presidentin turk Rexhep Taip Erdoğan, presidentin rus Vladimir Putin, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik Boris Johnson dhe kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel janë mblidhur sot në Gjermani në një përpjekje për arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm në Libi dhe hapjen e rrugës për zgjidhje politike të krizës në këtë vend

Agjencia e lajmeve Sputnik e lajmeve njoftoi se në këtë konferencë merr pjesë edhe gjeneral Khalifa Hafta, komandanti i forcave të ashtuquajtur "Ushtria Kombëtare e Libisë, si dhe Faez Al-Saraxh, kryeministri i qeverisë së pajtimit kombëtar të Libisë. 

Pritet që në këtë konferencë të miratohet një deklaratë e përbashkët e cila do të theksojë formimin e katër grupeve teknike për mbikëqyrjen e armëpushimit në Libi. 

Tags