Imazhet që Macron nuk dëshiron të shihen
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94143-imazhet_që_macron_nuk_dëshiron_të_shihen
Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë se policia franceze nuk po kursen asnjë masë të dhunshme për t'i dhënë fund protestave popullore që kanë vazhduar me muaj në Francë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 19, 2020 21:02 Europe/Tirane
  • Imazhet që Macron nuk dëshiron të shihen

Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë se policia franceze nuk po kursen asnjë masë të dhunshme për t'i dhënë fund protestave popullore që kanë vazhduar me muaj në Francë.

Qeveria e Emmanuel Macron dallohet nga rritja e dhunës në polici, e cila bën që shumë francezë ta quajnë atë "regjimi i Macron" dhe të kërkojnë dorëheqjen e tij. Po bëhen javë që hashtagu "dhuna e policisë" është bërë një trend midis përdoruesve francezë të internetit. Kësaj i është shtuar hashtagu "censurë", i cili është në të vërtetë një reagim ndaj refuzimit të mediave franceze për të pasqyruar atë që po ndodh në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera të Francës. Megjithëse qindra protestues u plagosën dhe u arrestuan gjatë protestave në të gjithë Francën, rastet e dhunës nga policia rrallëherë janë raportuar në mediat kryesore. Asnjë bilanc i saktë i numrit të të plagosurve dhe të arrestuarve nuk është raportuar kurrë. Videot e lartpërmendura tregojnë skena të pakëndshme të demonstruesve të zvarritur përtokë, të rrahur dhunshëm, të asfiksuar nga gazi lotsjellës, madje edhe të kërcënuar me armë zjarri. Në përgjigje të videove të tilla, Kryeministri francez Edouard Philippe mbrojti policinë, duke thënë se forcat e sigurisë ndonjëherë detyroheshin të përdorin forcë për të ruajtur rendin. Ndërkohë, as këtë fundjavë nuk ka pasur pushim për protestuesit, pasi një marshim tjetër është zhvilluar sot në veri të Parisit. Jelekët e Verdhë u rishfaqën në kryeqytetin e Francës dhe bllokuan rrugët, kundër reformave të propozuara në pensione, ashtu edhe ndaj dhunës policore. Marshi i sotëm, vjen pas zhvillimeve të djeshme, ku policia arrestoi 32 protestues, ndërsa u detyrua të shpërndante qindra të tjerë. Në përpjekje që t’i shpërndajnë protestuesit, policia hodhi gaz lotsjellës, si dhe disa granata speciale. Këto granata janë predha të vërteta, që shërbejnë më shumë si fishekzjarrë, që të shpërndajnë turma dhe të lirojnë hapësira. Ato mund të shkaktojnë lëndime, nëse nuk përdoren si duhet, nga persona të pa kualifikuar. Kjo është protesta e 45-të në Francë, që kur filluan protestat për shkak të pakënaqësive ekonomike.