Manovër e përbashkët ruso-siriane në Tartus
Forcat detare ruse dhe siriane kanë organizuar një stërvitje të përbashkët në Mesdheun lindor me qëllim mbrojtjen e veprimtarisë ndërkombëtare ekonomike në këtë zonë detare.
Komandanti i stërvitjeve të përbashkëta, Admirali Alexander Yuldashev, u tha gazetarëve se më shumë se 2,000 ushtarë përveç shtatë luftanijeve dhe dhjetëra skafeve morën pjesë në stërvitjet, të cilat u zhvilluan mes 18 dhe 20 janarit. Ai shtoi se ekuipazhet e anijeve detare siriane praktikuan zbulimin e minave në afërsi të portit të Tartus, ndërsa ekuipazhet e sistemeve të mbrojtjes ajrore Pantsir-S mbronin hapësirën ajrore përreth rajonit bregdetar. Grupet taktike të marinës ruse dhe siriane praktikuan zjarr artilerie dhe zhvilluan manovrim të përbashkët në det, tha Yuldashev i cituar nga Interfax. Rrjeti televiziv i lajmeve Zvezda i Ministrisë ruse të Mbrojtjes raportoi se më shumë se 2,000 trupa ruse dhe siriane dhe rreth 10 luftanije dhe anije morën pjesë në stërvitjet në portin Tartus.