Vazhdon procesi i gjyqit të shkarkimit të Trump në Senat
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94225-vazhdon_procesi_i_gjyqit_të_shkarkimit_të_trump_në_senat
Ndërsa Presidenti Trump e përmbylli vizitën e tij në Forumin Ekonomik Botëror të mërkurën me takime të përqendruara në biznes dhe politikën e jashtme, mendja e tij dukej se ishte më shumë se 4,000 milje larg në Uashington, ku Senati votoi në linja partiake, 53 me 47 për të miratuar rregullat e gjyqit të propozuara nga udhëheqësi i shumicës republikane Mitch McConnell.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 23, 2020 05:22 Europe/Tirane
  • Vazhdon procesi i gjyqit të shkarkimit të Trump në Senat

Ndërsa Presidenti Trump e përmbylli vizitën e tij në Forumin Ekonomik Botëror të mërkurën me takime të përqendruara në biznes dhe politikën e jashtme, mendja e tij dukej se ishte më shumë se 4,000 milje larg në Uashington, ku Senati votoi në linja partiake, 53 me 47 për të miratuar rregullat e gjyqit të propozuara nga udhëheqësi i shumicës republikane Mitch McConnell.

Dy avionët e Trump fluturuan nga Cyrihu pasditen e sotme, ndërsa në aeroport u shoqërua nga një autokolonë makinash. Senati amerikan mblidhet përsëri sot për gjyqin e Presidentit Donald Trump, ku do të dëgjojë deklaratat e hapjes nga një grup anëtarësh të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët argumentojnë se përse presidenti duhet të shkarkohet nga detyra. Donald Trump tha sot se do të preferonte një gjykim të gjatë - me dëshmitarë - por që ekzistojnë disa çështje të sigurisë kombëtare. Senatin e udhëheqin republikanët.Të dyja partitë kanë pasur mosmarrëveshje lidhur me procedurat që duhet ndjekur gjatë gjykimit të presidentit. Demokratët kanë kërkuar që në sallë të paraqiten edhe dëshmitarë përderisa republikanët kanë kundërshtuar. Trump akuzohet se ka pezulluar ndihmën ushtarake në vlerë të 400 milionë dollarëve për Ukrainën, dhe ftesën për vizitë në Shtëpinë e Bardhë për presidentin e ri ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, duke i kërkuar Kievit që të nisë hetime kundër rivalit të tij politik, demokratit, Joe Biden. Presidenti Trump i ka mohuar akuzat.