Mahmud Abas: Evropa të njohë Palestinën e pavarur
Kryetari i AAP në takimin që pati me Emanuel Macron presidenti i Francës ka kërkuar që Evropa të njohë zyrtarisht Palestinën e pavarur.
Mahmud Abas gjithashtu theksoi rolin e Francës dhe të vendeve evropiane për shpëtimin e procesit politik që aktualisht është bllokuar për shkak të sabotimeve të izraelit dhe të qëndrimeve të qeverisë amerikane në mbështetje të regjimit pushtues sionist. Mahmud Abas vlerësoi qëndrimin e Francës e cila mbështet zgjidhjen e çështjes me krijimin e 2 vendeve dhe që mbështet rezolutat dhe ligjet ndërkombëtare në këtë çështje. Macron presidenti i Francës mbështeti procesin politik për zgjidhjen e çështjes palestineze dhe shtoi: Franca do të ndihmojë popullin palestinez në fusha të ndryshme. Më herët Macron në vizitën e tij në Ramallah është takuar me disa nga funksionarët palestinezë. Deri tani 135 vende mes tyre disa anëtarë të BE kanë njohur zyrtarisht Palestinën.