India teston raketë bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94272-india_teston_raketë_bërthamore
India edhe një herë ka testuar një raketë me kapacitet mbajtjen e armëve bërthamore.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 25, 2020 08:36 Europe/Tirane
  • India teston raketë bërthamore

India edhe një herë ka testuar një raketë me kapacitet mbajtjen e armëve bërthamore.

Gazeta India Times, duke cituar burime ushtarake njoftoi se ditën e premte ushtria indiane ka testuar raketën K4 që mund të mbartë armë bërthamore. Raketa është lëshuar nga një nëndetëse në afërsi të ishullit Abdelkalam që ndodhet në shtetin Odisha në lindje të Indisë. Raketa ka një distancë përshkimi prej 3,500 km. Të mërkurën e kaluar gjithashtu ushtria Pakistanit ka testuar një tjetër raketë të tipit balistikë. Pakistani dhe India janë dy rivalë të vjetër në jug të azisë që vazhdimisht kryejnë testime me raketa me kapacitet mbartjen e bombave atomike.