Shkon në 15 numri i viktimave të tërmetit në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94277-shkon_në_15_numri_i_viktimave_të_tërmetit_në_turqi
Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se sipas të dhënave paraprake, nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi Turqinë lindore, në provincën Elazığ kanë humbur jetën 15 persona, ndërsa në Malatya pesë të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 25, 2020 05:06 Europe/Tirane
  • Shkon në 15 numri i viktimave të tërmetit në Turqi

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se sipas të dhënave paraprake, nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi Turqinë lindore, në provincën Elazığ kanë humbur jetën 15 persona, ndërsa në Malatya pesë të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim, AFAD tha se pas tërmetit kryesor që goditi provincën Elazığ, në rajon kanë ndodhur edhe tetë tërmete të tjera me magnitudë mbi 4 ballë, ndërsa numri i dridhjeve pas tërmetit është 60. Ministri i Brendshëm i Turqisë Süleyman Soylu, njoftoi se numri i të vdekurve nga tërmeti ka shkuar në 15, ndërsa vazhdojnë punimet për kërkim-shpëtimin e 30 të tjerëve. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi se ekipet përkatëse po marrin të gjitha masat e nevojshme lidhur me tërmetin e fuqishëm në provincën lindore Elazığ i cili u ndje edhe në shumë rajone të tjera të Turqisë. "Ekipet përkatëse po marrin të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e jetës së qytetarëve tanë dhe për të kapërcyer me sa më pak humbje tërmetin në Elazığ i cili u ndje edhe në shumë provinca të tjera", tha Erdoğan në një postim në Tëiter lidhur me tërmetin 6,8 ballë në Elazığ. "Si presidenti i Turqisë, dëshiroj të jeni në dijeni se po ndjekim nga afër punimet. Ndodhemi pranë popullit tonë me të gjithë organizatat dhe institucionet tona, kryesisht AFAD dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke. Allahu i mëshiroftë vëllezërit tanë që humbën jetën nga tërmeti, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë", shtoi presidenti turk.