Presidenti kinez mbledh qeverinë: Jemi përballë një gjendje të jashtëzakonshme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94284-presidenti_kinez_mbledh_qeverinë_jemi_përballë_një_gjendje_të_jashtëzakonshme
“Vendi po përballet me një situatë të vështirë. Virusi po përhapet me shpejtësi”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 25, 2020 11:10 Europe/Tirane
  • Presidenti kinez mbledh qeverinë: Jemi përballë një gjendje të jashtëzakonshme

“Vendi po përballet me një situatë të vështirë. Virusi po përhapet me shpejtësi”.

Kjo është deklarata e Presidentit kinez Xi Jinping gjatë një mbledhje qeveritare.

Ai paralajmëroi se vendi po përballet me një situatë të jashtëzakonshme.

Koronavirusi është shkaktare e të paktën 41 viktimave ndërkohë që raportohet se mbi 1300 të tjerë janë të infektuar.

Në të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse drejt Kinës janë shtuar masa të rrepta sigurie për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

Madje nga dita e nesërme do të pezullohet qarkullimi rrugor në qendër të qytetit Wuhan.

15 qytete në Kinë janë izoluar teksa virusi Wuhan po përhapet me shpejtësi ne te gjithë vendin. 

Popullsia e këtyre qyteteve arrin në një total prej 57.2 milion banorësh. Këto qytete ndodhen në provincën Hubei, e cila është epiqendra e virusit.  Çdo urdhrër bllokimi ndryshon nga qyteti në qytet, por të gjithë po përjetojnë ndalimin e shërbimeve të transportit publik. 

Në Wuhan, popullsia e të cilit është 11 milion banorë, dhe afër Huanggang me një popullsi prej 7.5 milion banorë, marketet dhe kinematë janë mbyllur. Rrugët janë te bllokuara, gjithashtu edhe transporti hekurudhor si dhe ai ajror.

Një konsilium i mjekëve nga komuna e Shanghait kanë konfirmuar shërimin e një pacienti nga virusi vdekjeprurës corona, dhe lirimin e tij nga spitali.

Pas gjashtë ditësh trajtimi, pacientja e identifikuar me emrin Chen, ka shfaqur shenja të theksuara të përmirësimit të gjendjes shëndetësore në sistemin respirator, shkruan rt.

15 persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi në provincën Hubei, vendi edhe nga ku filloi përhapja e virusit, thanë autoritetet në një deklaratë.