Francë: Miratohet plani për reformën në pensione
Me gjithë protestat e gjera qeveria franceze ka miratuar planin për reformën në pensione.
Qeveria e presidentit Emanuel Macron ditën e shtunë me gjithë zgjerimin e protestave kundër planit për reformën në sistemin e pensioneve, ka miratuar këtë plan. Mijëra punonjës të qeverisë franceze, mësues dhe punonjës të hekurudhave protestuan në rrugët e Parisit, gjatë një grevë në shenjë proteste kundër reformave të Emanuel Macron, të cilat nga ndërhyrja e policisë përfunduan me dhunë. Sindikatat e punëtorëve francezë nuk arritën të detyronin qeverinë të bënte ndryshime në politikat e saj të kursimit ekonomik. Përkundrazi, Macron, në përgjigje të rritjes së protestave, u zotua të vazhdojë me planin e tij të reformës. Protestat që nga ajo kohë janë shtuar, pasi sipas reformave të reja të Macron, punëdhënësit kanë më shumë kompetenca për të punësuar dhe shkarkuar punëtorët. Përkundër shpresës së shumë qytetarëve francezë, të cilët e kanë hedhur më shumë se 66 për qind të votave tët tyre që Emanuel Macron të futet në pallatin Elysées, performanca e këtij presidenti francez gjatë kësaj periudhe e ka bërë popullin francez akoma më pesimist. Performanca e Macron në sfera të ndryshme ekonomike, sociale dhe të sigurisë nuk është pranuar gjerësisht nga francezët dhe sondazhet tregojnë një rënie të popullaritetit të tij, pasi partia "Republika përpara " u përball me një rënie të dukshëm të zgjedhjeve parlamentare në fillim të shkurtit 2018.