Avioni më i sofistikuar inteligjent i Rusisë në qiellin e Turqisë
Janar 26, 2020 12:54 Europe/Tirane
Avioni me sistem radar paralajmërues nga largësia i forcave ajrore-hapësinore të Rusisë me emrin TO214P është dërguar në Siri.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se fotografi Jurok Izak duke publikuar fotografi nga fluturimi i avionit me numër RF64514 në faqen e tij në Twitter, ka shkruar: "Avioni më i sofistikuar inteligjent i Rusisë nga flota ajrore e këtij vendi është ngritur nga aeroporti ushtarak Chekalov dhe nëpërmjet hapësirës ajrore të Turqisë, ka shkuar në bazën ajrore Hamimim të Rusisë në Siri".
Ky avion ishte në Siri me numër të ngjashëm. Në muajin shkurt të vitit 2016, ky avion është ulur në aeroportin ushtarak në bazën Hamimim të Sirisë dhe për dy javë ka qëndruar atje.
Tags