Droni rus teston mbrojtjen anti-ajrore amerikane
Sukhoi S-70 Okhotnik-B kohët e fundit kreu një mision sekret për të matur kapacitetin dhe të metat e sistemit kundërajror amerikan.
Ky dron është i tipit HUNTER. Ai është në gjendje të transportojë armë atomike dhe bomba precize si dhe raketa cruise, sipas mediave ruse. Autoritetet ruse dhe amerikane deri më tani nuk kanë bërë asnjë referencë për datën dhe vendndodhjen e saktë të misionit. S-70 Okhotnik bëri fluturimin e parë në 27 shtator 2019 me avionin e gjeneratës së pestë Su-57. Fluturimi i dytë i tij u bë në fund të vitit 2019. "Ky dron është i aftë të marrë pjesë në operacione të përbashkëta me avionët luftarakë të gjeneratës 5 Sukhoi Su-57," tha më parë një burim i besueshëm rus. HUNTER është gjithashtu i aftë, përmes drejtimit të pilotit në fjalë, të depërtojë në mbrojtjen ajrore të armikut, duke i hapur kështu rrugën avionëve të tjerë luftarakë. Sipas të dhënave të disponueshme, Su-70 është një dron imponues, me një gjerësi të krahëve 20 metra dhe me një gjatësi prej 14 metrash. Me një peshë fluturimi prej 20 tonë, ai mund të fluturojë me një shpejtësi prej 1.000 km / orë për një distancë prej 6,000 km. Dhe ky dron është në gjendje të transportojë deri në 2.8 ton armë në dy bunkerët e tij të brendshëm.