Trump publikon planin Akordi i Shekullit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94371-trump_publikon_planin_akordi_i_shekullit
Presidenti amerikan me një veprim të njëanshëm dhe pa i kushtuar vëmendje dështimeve të tij për muaj me radhë për të inkurajuar botën dhe rajonin që të japin pëlqimin ndaj vendimit të tij, dje ka publikuar planin sionist Akordi i Shekullit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 29, 2020 08:23 Europe/Tirane
  • Trump publikon planin Akordi i Shekullit

Presidenti amerikan me një veprim të njëanshëm dhe pa i kushtuar vëmendje dështimeve të tij për muaj me radhë për të inkurajuar botën dhe rajonin që të japin pëlqimin ndaj vendimit të tij, dje ka publikuar planin sionist Akordi i Shekullit.

Presidenti Donald Trump ditën e martë në shtëpinë e bardhë në kohën e publikimit të planit Akordi i Shekullit qëndronte pranë kryeministrit të regjimit sionist Beniamin Netanyahu dhe pretendoi se ky plan është një hap përpara drejt paqes për Izraelin. Shumë vende islamike dhe të gjithë liderët e Palestinës mes tyre lëvizja e rezistencës islamike palestineze Hamas, Xhihadi islamik dhe organizata për çlirimin e Palestinës dhe Mahmud Abas kreu i AAP kanë shprehur kundërshtimin e tyre me planin Akordi i Shekullit i propozuar nga Trump. Mahmud Abas në një veprim kundërshtues të tij ka refuzuar kërkesën e Trump për bisedë telefonike dhe ka thënë se plani Akordi i Shekullit në asnjë mënyrë nuk plotëson kërkesat e popullit palestinez për krijimin e Palestinës së pavarur me kryeqytetin Kodsin e Shenjtë. Ezam Ahmed anëtar i komitetit ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës ka thënë se plani sionisto-amerikan Akordi i Shekullit është i destinuar të dështojë dhe shtoi se ka ardhur koha që të gjitha akordet e kësaj organizate me Tel Avivin të anulohen. Në Evropë, Mbretëria e Bashkuar që është një aleat i përhershëm i Amerikës ka heshtur përballë planit "Akordi i Shekullit" të presidentit Donald Trump. Ndërsa një zyrtar i BE ka thënë për EuroNews se Brukseli nuk do të pranojë asnjë plan që do të dëmtonte bisedimet midis Izraelit dhe Palestinezëve, si dhe çdo zgjidhje që do të legjitimonte kolonitë sioniste dhe do të shkelte ligjin ndërkombëtar. Plani Akordi i Shekullit përfshin aneksimin e plotë të Kodsit dhe kolonive sioniste të Bregut Perëndimor me regjimin sionist dhe nuk respekton të drejtën e refugjatëve palestinezë për t'u kthyer në vendin e tyre. Gazeta Wall Street Journal, duke cituar njerëz të informuar mirë, thotë plani për çështje kyçe është tërësisht në interes të Izraelit. Gazeta Liberation, planin Akordi i Shekullit e ka quajtur "dështim të shekullit", ndërsa gazeta Al-Shark me qendër në Londër e përshkroi planin e Trump “ Akordi i Shekullit” si një veprim dramatik dhe të rrezikshëm që palestinezët i tërheq nga tryeza e bisedimeve. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka kritikuar planin amerikan për Akordin e Shekullit, duke thënë: "Kjo nuk është një krizë e thjeshtë që mund të zgjidhet në mënyrë të njëanshme". Kryeministri sionist të mërkurën do të shkojë në Moskë për prezantuar planin "Akordi i Shekullit" me shpresën e marrjes së aprovimit të Kremlinit gjatë një takimi me presidentin rus Vladimir Putin. Përfaqësuesi i presidentit rus Mikhail Bogdanov tha se veprimi i njëanshëm nuk do të funksionojë dhe shtoi se “qëndrimi ynë në mbështetje të formimit të një shteti të pavarur palestinez me kryeqytet Kodsin nuk ka ndryshuar”. Disa politikanë amerikanë gjithashtu kanë paralajmëruar Trump për pasojat negative të planit amerikan Akordi i Shekullit. Ish ambasadori amerikan në Izrael Daniel Shabiro tha se në këtë moment nuk ka asnjë arsye të arsyeshme për të shpallur Akordin e Shekullit, sepse nuk mund të bashkëveprohet me Izraelin. Ish zv/sekretari i shtetit i SHBA Martin Andick gjithashtu thotë: Vendimi i Trump për të shpallur Akordin e Shekullit para zgjedhjeve izraelite pa praninë e palës palestineze tregoi se masa nuk ishte një plan paqeje, por një tallje që nga fillimi deri në fund. Ilan Goldberg, drejtor i programit të Azisë Perëndimore në Qendrën e re të Sigurisë Kombëtare të SHBA.-së gjithashtu thotë: Zbulimi i planit Akordi i Shekullit kërkon të largojë vëmendjen nga gjyqi i shkarkimit të Trump në Senat.