Rrëzohet një avion luftarak izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94392-rrëzohet_një_avion_luftarak_izraelit
Kanali libanez i lajmeve Al-Mayadeen duke cituar mediat izraelite, raportoi se një aeroplan ushtarak izraelit është rrëzuar në Bregun Perëndimor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 29, 2020 17:16 Europe/Tirane
  • Rrëzohet një avion luftarak izraelit

Kanali libanez i lajmeve Al-Mayadeen duke cituar mediat izraelite, raportoi se një aeroplan ushtarak izraelit është rrëzuar në Bregun Perëndimor.

Mediat e regjimit izraelit raportuan për rrëzimin e avionit ushtarak të këtij regjimi të mërkurën në rajonin e Bethlehemit në Bregun Perëndimor. Avioni u rrëzua sipas Fars News, në afërsi të Betlehemit dhe mori flakë. Megjithatë, raportet e mediave thanë se njëmbëdhjetë personat që ndodheshin në aeroplan mbijetuan. Shkaku i aksidentit është ende i paqartë.