Shtohet numri i viktimave nga Koronavirusi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94395-shtohet_numri_i_viktimave_nga_koronavirusi
Deri më tani janë regjistruar 170 viktima si pasojë e koronavirusit dhe mbi 6000 raste të infektuarish.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 30, 2020 04:43 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i viktimave nga Koronavirusi

Deri më tani janë regjistruar 170 viktima si pasojë e koronavirusit dhe mbi 6000 raste të infektuarish.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Kinë ndërkohë që shumë raste janë evidentuar në shumë vende të botës. Organizata Botërore e Shëndetit ka bërë thirrje për mobilizim global të shteteve për të luftuar këtë sëmundje. Kjo organizatë do të zhvillojë një takim ditën e nesërme për të diskutuar nëse koronavirusi përbën një rrezik për botën si dhe për masat për ta parandaluar përhapjen e saj. Një ekip i specializuar mjekësh janë mbledhur nga kjo organizatë për të shkuar në Kinë për të mësuar më shumë për virusin dhe mënyrën e transmetimit. Deri më tani dimë që ajo përhapet në rrugë respirative por sërish ka shumë aspekte që nuk janë zbuluar ende. Drejtori i përgjithshëm i organizatës së shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë vizitës së tij në Kinë u shpreh se shumica e të infektuarve kanë simptoma të lehta dhe se 1 në 5 pacientë vuajnë nga pneumonia dhe vështirësitë në frymëmarrje. Shumë vende të botës kanë filluar evakuimin e qytetarëve të tyre nga Wuhani, epiqendra e virusit, për të evituar përhapjen e mundshme.