Bombarduesit strategjikë rusë pranë kufijve të SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94459-bombarduesit_strategjikë_rusë_pranë_kufijve_të_shba
Sipas uebfaqes ushtarake ruse Avia.pro, bombarduesit strategjikë rusë Tu-160 u shfaqën papritur në zonën e identifikimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore të Arktikut dhe Shteteve të Bashkuara, pasi simuluan sulme bërthamore kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga rajoni i Polit të Veriut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 01, 2020 16:41 Europe/Tirane
  • Bombarduesit strategjikë rusë pranë kufijve të SHBA

Sipas uebfaqes ushtarake ruse Avia.pro, bombarduesit strategjikë rusë Tu-160 u shfaqën papritur në zonën e identifikimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore të Arktikut dhe Shteteve të Bashkuara, pasi simuluan sulme bërthamore kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga rajoni i Polit të Veriut.

Forcat ajrore amerikane dhe kanadeze nuk kishin kohë as të reagonin ndaj veprimeve të tilla nga forcat ajrore ruse, duke ngritur aeroplanët e tyre vetëm kur bombarduesit tashmë po lëviznin larg kufijve të Kanadasë. "Dy bombardues strategjikë rusë me rreze të gjatë fluturimi të aftë për të transportuar armë bërthamore kaluan hapësirën ajrore kanadeze të premten në mëngjes, siç njoftoi Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD). Të shtunën një zyrtari i lartë i NORAD deklaroi se sistemi i paralajmërimit të hershëm të Amerikës së Veriut ishte jashtë shërbimit.