Erdogan kërcënon ushtrinë siriane
(last modified Sat, 01 Feb 2020 19:12:50 GMT )
Shkurt 01, 2020 20:12 Europe/Tirane
  • Erdogan kërcënon ushtrinë siriane

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi i tij mund të nisë një operacion ushtarak në Idlib nëse forcat e qeverisë siriane vazhdojnë operacionin kundër grupeve terroriste atje.

"Turqia me sinqeritet të plotë dëshiron stabilitetin dhe sigurinë e Sirisë, dhe për këtë qëllim, ne nuk do të turpërohemi të bëjmë gjithçka që është e nevojshme, përfshirë përdorimin e forcës ushtarake," tha ai. Erdogan akuzoi më tej Rusinë për shkeljen e marrëveshjeve për të reduktuar luftimet në Idlib. Nga ana e tij, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia ishte plotësisht në përputhje me detyrimet e saj në Idlib, një provincë që është një strehë për militantët që sulmonin vazhdimisht trupat siriane dhe një bazë ajrore ruse në Siri. Turqia ka kryer tre operacione ushtarake në Siri dhe u ka ofruar mbështetje militantëve takfiristë në Idlib. Damasku ka dënuar me forcë operacionet ushtarake turke kundër forcave kurde në verilindje të Sirisë, duke thënë se ofensiva është një shkelje e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe e rezolutave të Këshillit të Sigurimit. Siria është zotuar të përballet me agresionin "brutal" turk me të gjitha mjetet ligjore.