Shtohet numri i viktimave nga Koronavirusi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94466-shtohet_numri_i_viktimave_nga_koronavirusi
Ka arritur në 304 numri i personave të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri (2019-nCoV) i cili sa vjen e rrit ndikimin e tij në të gjithë Kinën.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 02, 2020 08:37 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i viktimave nga Koronavirusi

Ka arritur në 304 numri i personave të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri (2019-nCoV) i cili sa vjen e rrit ndikimin e tij në të gjithë Kinën.

Në një deklaratë nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) në Kinë thuhet se nga epidemia 2019-nCoV që është efektiv në të gjithë vendin kanë humbur jetën 304 persona ndërsa janë prekur 11.791 të tjerë nga të cilët 1.759 në gjendje të rëndë. Gjithashtu është rritur në 17.988 numri i personave për të cilët dyshohet se janë të prekur nga virusi. Nën mbikëqyrje janë vendosur 118.478 persona dhe se deri më sot 243 persona kanë marrë trajtim dhe kanë dalë nga spitali. Bashkë me këtë thuhet se 20 persona janë të prekur nga virusi në rajonet administrative speciale të Kinës, prej të cilëve 13 në Hong Kong dhe 7 në Macau. Në 24 orët e fundit, 46 persona të vdekur. Për shkak të koronavirusit i cili që nga 20 janari e deri më tani po përhapet me shpejtësi, thuhet se në vend në 24 orët e fundit janë shënuar 46 humbje jete, janë konstatuar 2.102 raste të infektimit koronavirusit të ri dhe 5.019 raste të dyshuara. Në rajonin Hubei, i cili është epiqendra e koronavirusit, thuhet se 304 persona kanë vdekur ndërsa numri i rasteve të përcaktuara me virus është 7.153. Përveç Kinës, në të gjithë botën raste të koronavirusit janë regjistruar tek 19 persona në Tajlandë, 15 në Japoni, 13 në Singapor, 11 në Korenë e Jugut, 9 në Australi, 8 në Malajzi, 7 në Gjermani, nga 6 në SHBA dhe në Francë, 5 në Vietnam, 4 raste në Emiratet e Bashkuara Arabe, 3 në Kanada, nga 2 në Britani, Rusi dhe Itali, si dhe nga një rast në Nepal, Kamboxhia, Sri Lanka, Finlandë, Indi, Spanjë dhe Suedi.