Kina përgatit spitalin special për virusin Korona
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94479-kina_përgatit_spitalin_special_për_virusin_korona
Me lejen e presidentit të Kinës, 1400 mjekë të ushtrisë së këtij vendi që nga dita e hënë do të vendosen në spitalin speciale i cili u ndërtuar përgjatë dhjetë ditëve në qytetin Wuhan të Kinës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 02, 2020 12:51 Europe/Tirane
  • Kina përgatit spitalin special për virusin Korona

Me lejen e presidentit të Kinës, 1400 mjekë të ushtrisë së këtij vendi që nga dita e hënë do të vendosen në spitalin speciale i cili u ndërtuar përgjatë dhjetë ditëve në qytetin Wuhan të Kinës.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se 1400 mjekë të ushtrisë së Kinës me lejen e presidentit kinez, janë dërguar në qytetin Wuhan nga i cili u përhap virusi Korona.  

Ministria e Mbrojtjes së Kinës me anë të një deklarate, ka deklaruar: "Forcat e armatosura kanë dërguar 1400 mjekë ushtarak në qytetin Wuhan dhe ata që nga dita e hënë më 3 shkurt do të fillojnë punën e vetë për t'u përballur me virusin Korona në spitalin special "Hushenshan"".

Spitali i pajisur me të gjitha mjetet "Hushenshan" me një sipërfaqe 25 mijë metër katror, u ndërtuar gjatë një periudhe shumë të shkurt me materiale të parandërtuara dhe tani është gati për t'u futur në funksion dhe në mënyrë të specializuar do të pranojë dhe trajtojë pacientët që kanë shenja të virusit Korona.