Kryetarja e CIA-s vizitë në Ramallah për të shantazhuar palestinezët
Mediat izraelite më 1 shkurt njoftuna se Xhina Haspel, kryetarja e CIA-s amerikane vetëm një ditë pas shpalljes së planit Akordi i Shekullit nga Donald Trump ka shkuar në Ramallah në përpjekje për inkurajuar palestinezët që të vazhdojnë bashkëpunimin me Amerikën dhe për të marrë garanci nga ana e AAP.
Haspel në këtë vizitë u takua me Maxhed Faraxh kreu i organizatës së inteligjencës së AAP dhe me Husein Sheik ministër i brendshëm i këtij autoriteti. Mediat izraelite kanë pretenduar se kryetarja e CIA-s ka marrë garanci nga autoritet palestineze se marrëdhëniet mes AAP dhe Uashingtonit do të vazhdojnë dhe nuk do të dëmtohen. Këto media pretenduan se Haspel i ka dhënë garanci kryetarit Mahmud Abas se Uashingtoni nuk do të lejojë Izraelin që përpara zgjedhjeve parlamentare të aneksojë kolonitë në rajonin BPLJ dhe në pllajën e lumit Jordan. Pasi Amerika ka kundërshtuar aneksimin e shpejtë të pllajës së lumit Jordan dhe kolonive sioniste në BPLJ me regjimin sionist, beniamin Netanjahu ka marrë vendim të bëjë një aneksim të vogël dhe simbolik për të marrë pëlqimin e votuesve në zgjedhjet parlamentare. Vizita e kryetares së CIA-s në vend të funksionarë të lartë politikë të Amerikës në BPLJ, ku ndodhet edhe selia qendrore e AAP dhe pas mos përgjigjes së Mahmud Abas ndaj telefonit të Donald Trump dhe ndërprerjes së kontakteve me Amerikën, konsiderohet një lloj shantazhi dhe kërcënimi për AAP dhe kryetarin e saj. Sidomos për faktin se Donald Trump prezantoi planin Akordi i Shekullit në një kohë kur pala tjetër d.m.th. palestinezët nuk janë informuar zyrtarisht mbi pikat e planit dhe në të njëjtën kohë as AAP dhe as grupet xhihadiste të Palestinës nuk e kanë pranuar këtë plan dhe e kanë refuzuar fuqishëm atë. Edhe pse Mahmud Abas deri më sot ka kryer shumë kompromise me regjimin sionist, mirëpo edhe ai e ka cilësuar të papranueshëm planin dhe këtë ide e quajti një plan të dështuar që do të hidhet në koshin e plehrave të historisë. Abas gjithashtu në një letër për Beniamin Netanyahun kryeministrin e regjimit sionist ka akuzuar atë për ndryshimin e pikave të marrëveshjes së Oslos dhe deklaroi se pala palestineze nuk ka asnjë lidhje me këtë plan. Mahmud Abas më 1 shkurt në takimin e jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm të Ligës Arabe në Kajro deklaroi: Ne në asnjë mënyrë nuk e pranojmë këtë lloj zgjidhjeje dhe unë në asnjë mënyrë do të pranoj që ne kemi shitur Kodsin. Ata kanë vendosur kusht që ne të njohim zyrtarisht ekzistencën e qeverisë hebraike me qëllim që në këtë mënyrë të tregojnë vullnetin e tyre. Duke qenë se liderët palestinezë kanë kundërshtuar fuqishëm planin Akordi i Shekullit, Amerika ka nisur strategjinë e kërcënimeve. Jared Kushner këshilltar i presidentit amerikan duke ofenduar krerët aktualë të AAP dhe sidomos Mahmud Abasin ka kërcënuar atë me dëbimin nga kryesia e AAP dhe pasi deklaroi se plani Akordi i Shekullit është mundësia e fundit tha: Nëse lidershipi në Palestinë nuk ka guximin për të pranuar këtë plan, ndoshta lidershipi i ardhshëm do të bëjë këtë. Megjithatë Mahmud Abas ka deklaruar se në asnjë mënyrë nuk do të pranojë planin Akordi i Shekullit. Sidomos në kohën kur ky plan Kodsin e konsideron kryeqytet të pandarë të regjimit sionist dhe të shpërngulurit palestinezë nuk kanë të drejtë të kthehen në vendin e tyre.