John Kerry: Joe Biden do ta mposhtë Trump-in
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94495-john_kerry_joe_biden_do_ta_mposhtë_trump_in
Ish-sekretari amerikan i shtetit ka theksuar se kandidati i demokratëve do ta mposht presidentin amerikan në zgjedhjet presidenciale të ardhshme.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 03, 2020 15:50 Europe/Tirane
  • John Kerry: Joe Biden do ta mposhtë Trump-in

Ish-sekretari amerikan i shtetit ka theksuar se kandidati i demokratëve do ta mposht presidentin amerikan në zgjedhjet presidenciale të ardhshme.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se John Kerry, ish-sekretari amerikan i shtetit, të dielën ka deklaruar përsëri mbështetjen ndaj Joe Biden, kandidatit të demokratëve në zgjedhjen brenda partiake dhe ka thënë: "Biden do të fitojë zgjedhjet brenda partiake dhe do ta mposht Donald Trump në zgjedhjet presidenciale".

John Kerry në përgjigje ndaj publikimit të disa spekulimeve në lidhje me kandidimin e tij për zgjedhjet presidenciale 2020, deklaroi: "Lajme të tilla nuk janë të vërteta".

Barak Obama, ish-presidenti amerikan, gjithashtu më parë ka deklaruar mbështetjen e tij ndaj Joe Biden i cili për dy mandate ka qenë zv/president i Amerikës.

Rezultatet e disa sondazheve tregojnë se Joe Biden gëzon reputacion më shumë ne mesin e votuese në krahasim me presidentin aktual Donald Trump.