Ushtria ruse pajiset me Sarmat dhe S-500
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94506-ushtria_ruse_pajiset_me_sarmat_dhe_s_500
Sipas Zëvendësministrit të Mbrojtjes të Rusisë, ushtria ruse në vitin 2021 do të pajiset me raketa të reja balistike ndërkontinentale si dhe me sistemin e raketave anti-ajrore S-500 duke filluar nga tremujori i parë i këtij viti.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 03, 2020 17:04 Europe/Tirane
  • Ushtria ruse pajiset me Sarmat dhe S-500

Sipas Zëvendësministrit të Mbrojtjes të Rusisë, ushtria ruse në vitin 2021 do të pajiset me raketa të reja balistike ndërkontinentale si dhe me sistemin e raketave anti-ajrore S-500 duke filluar nga tremujori i parë i këtij viti.

Dorëzimet e para në seri të raketave balistike ndërkontinentale të rënda shumë-kokëshe RS-28 Sarmat për të zëvendësuar raketat R-36M2 Vojvoda në Forcat Raketore Strategjike të Federatës Ruse do të fillojnë në vitin 2021, tha të hënën, 3 shkurt, Zëvendësministri Rus i Mbrojtjes, Alexei Krivoruchko, i cituar nga TASS News. "Raketa e re, e cila ka një peshë lëshimi prej 208.1 ton dhe një ngarkesë luftarake prej rreth 10 tonë, mund të godasë objektivat deri në distancën 18,000 km," vuri në dukje ai. "Sistemi i ri i raketave anti-ajrore S-500, i cili nuk ka asnjë ngjashmëri në botë, u testua me sukses vitin e kaluar dhe së shpejti do të jetë gati për shpërndarje në forcat e armatosura në vitin 2020," tha Krivoruchko. S-500 është një sistem raketash mbrojtëse ajrore me rreze të gjatë dhe të mesme, i dizajnuar për të interceptuar raketat balistike me rreze të gjatë dhe të mesme veprimi deri në 3500 km në mënyrë që të shkatërrojë raketat supersonike dhe super aeroplanët.