Pse u larguan nga Emiratet avionët amerikanë F-22?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94508-pse_u_larguan_nga_emiratet_avionët_amerikanë_f_22
Pas largimit të  aeroplanmbajtëses amerikane Abrahams Lincoln nga ujërat e Gjirit Persik pas 10 muajve të një misioni "të rrezikshëm", agjensitë e lajmeve raportojnë largimin e avionëve amerikanë F-22 Raptor, të cilët sapo janë larguar nga Emiratet e Bashkuara Arabe për në Spanjë!
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 03, 2020 17:10 Europe/Tirane
  • Pse u larguan nga Emiratet avionët amerikanë F-22?

Pas largimit të  aeroplanmbajtëses amerikane Abrahams Lincoln nga ujërat e Gjirit Persik pas 10 muajve të një misioni "të rrezikshëm", agjensitë e lajmeve raportojnë largimin e avionëve amerikanë F-22 Raptor, të cilët sapo janë larguar nga Emiratet e Bashkuara Arabe për në Spanjë!

Sipas uebfaqes së aviacionit amerikan, "ushtria amerikane ka tërhequr gjashtë avionë luftarakë F-22 nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe i ka vendosur në një bazë ajrore në Spanjë." Faqja holandeze "Scramble Magazine" konfirmoi se gjashtë avionë amerikanë F-22 Raptor zbarkuan në bazën ajrore "Moron" në Spanjë të dielën, 2 Shkurt. Avionët u shoqëruan gjatë fluturimit nga dy aeroplanë të furnizimit me karburant KC-10. Për një Amerikë e cila pretendon të ruajë bombarduesit e saj strategjikë B-52 në bazën britanike të Diego Garcia në veri të Oqeanit Indian, dhe kjo, me objektivin e "shkatërrimit" të infrastrukturave të Iranit, ky largim ka domethënie të kundërt. Forca Ajrore Amerikane njoftoi disa javë më parë vendosjen e disa aeroplanëve luftarakë F-35 në bazën e saj ajrore në Emiratet e Bashkuara Arabe, më pas në 20 janar vendosjen e një B-52 shtesë në Oqeanin Indian , së bashku me dy të tjerë të të njëjtit tip avionësh, ndërsa vazhduan të pretendojnë se bombarduesit e aftë të mbajnë raketa cruise me rreze të gjata, përfshirë këtu edhe raketa bërthamore, së bashku me avionët F-22 ishin të gatshëm të kryenin sulme madhore destruktive kundër Iranit. Sidoqoftë, duket se blofi nuk funksionoi mirë, dhe amerikanët e kishin gjykuar "kundër-ofensivën" iraniane shumë "serioze" pas patrullimeve të tyre të rregullta ajrore. Në të vërtetë, që nga goditja e 8 janarit kundër bazës amerikane në Ain al-Asad, mbrojtja anti-ajrore iraniane, me një interval prej 300 deri 350 kilometra, është në gatishmëri të plot dhe ka urdhër të qëllojë pa paralajmërim në rast të afrimit më të vogël të një aparati armik. Për një Amerikë, e cila sapo ka humbur një aeroplan të madh luftarak elektronik, një E-11 A në Afganistan, është shumë e rrezikshme të mos i hedhë ujë zjarrit, thekson një analist. Gjatë një vizite në bordin e aeroplanmbajtëse të marinës amerikane në Detin Arabik, komandanti i trupave të CENTCOM, Gjenerali Kenneth Frank McKenzie ishte shumë i shqetësuar kur foli për "mundësinë e raprezaljeve të mëtejshme iraniane": "Shtetet e Bashkuara janë ende në pritje të reprezaljeve iraniane", tha ai, në një përpjekje për të justifikuar në sytë e aleatëve sjelljen e një mace të frikësuar që Shtetet e Bashkuara po shfaqin në rajon. Dhe më pas, komandanti amerikan pretendoi: "Unë mendoj se Irani me të vërtetë e ka parë vullnetin tonë dhe ai ka parë që ne do të veprojmë në interesin tonë". Këto fjalë nuk bindën në asnjë mënyrë aleatët që, të vetëdijshëm për konfigurimin e forcave tokësore, ajrore dhe detare të Iranit, përkundrazi panë përmes fjalëve të McKenzie një "përpjekje që synon të justifikojë tërheqjen e SHBA përballë Iranit ".