Amerika keqshfyrtëzon situatën e Koronavirusit
Qeveria kineze akuzon ShBA se ka shkaktuar “panik” në përgjigjen ndaj shpërthimit të koronavirusit vdekjeprurës.
Bëhet fjalë për vendimin e ShBA për të deklaruar gjendjen e emergjencës shëndetësore dhe ndalimin e hyrjes së të huajve që kishin vizituar Kinën në dy javët e fundit. Deri tani konfirmohen më shumë se 17 mijë raste me virus në Kinë dhe 361 raportohen të vdekur. Ndërkohë jashtë Kinës raportohen 150 raste të konfirmuara me virus dhe vetëm një person i vdekur, në Filipine. Virusi i cili shkakton infeksion respirator akut duket se nis me një të ftohur. Shpërthimi ndodhi të hënën, ditën e Vitit të Ri Kinez. Më 30 janar, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli emergjencën globale për koronavirusin e ri. Vetë disa ditë më herët, ShBA urdhëroi largimin e të gjithë personelit si dhe qytetarëve amerikan nga provinca e Wuhan. Të gjithë ata që kthehen nga Kina do të mbahen për 14 ditë në karantinë ku do t'i nënshtrohen testeve mjekësore për të evidentuar raste të të infektuarve me koronavirus si dhe për të parandaluar përhapjen e saj. Numri i njerëzve të vdekur nga shpërthimi i një koronavirusi në Kinë ka arritur në 426. Stafi mjekësor në Hong-Kong kërkon mbylljen e plotë të kufirit me shtetin aziatik, ndërsa në Amerikë raportohen raste të reja. Koronavirusi i ri në Kinë u ka marrë jetën të paktën 57 personave në 24 orët e fundit, duke e rritur në 426 viktima bilancin e vet fatal. Autoritetet raportojnë mbi 2,800 raste të reja dhe 17 mijë raste të konfirmuara, ndërsa në mbikëqyrje po mbahen afro 22 mijë qytetarë të tjerë kinezë. Duke marrë parasysh situatën e rënduar, sindikata e punonjësve të sistemit shëndetësor në rajonin gjysmautonom kinez të Hong-Kongut protestuan të hënën duke i drejtuar qeverisë lokale pesë kërkesa për të luftuar epideminë, përfshirë mbylljen e plotë të kufirit me Kinën. Në Hong-Kong janë konfirmuar 15 pacientë të infektuar, por deri tani nuk ka pasur viktima. "Patjetër që duhet ta mbyllin kufirin. Nëse nuk i pengojmë hyrjen në Hong-Kong njerëzve të infektuar me koronavirusin e ri, puna e mjekëve nuk ka kuptim," u shpreh një nga protestuesit. Ndërsa vijon evakuimi i shtetasve të huaj nëpër vendet e tyre të origjinës, janë rritur rastet e pacientëve me virusin vrasës në Europë, ndërsa në SHBA tashmë raportohen 11 të infektuar. "Dy individët janë burrë e grua të moshës 57 vjeç. Bashkëshorti kishte qenë në Uhan të Kinës dhe ishte kthyer në San-Francisko më 24 janar. Në skanerat dhe karantinën e aeroportit ai nuk kishte shfaqur simptoma të sëmundjes. Me të drejtë ka dyshime se edhe personat e infektuar që nuk shfaqin fillimisht simptoma mund ta përhapin sëmundjen, por kësaj nuk i përgjigjemi dot për momentin," deklaruan të dielën zyrtarët e shtetit të Kalifornisë. Epidemia që ka përfshirë Kinën dhe shumë vende të tjera të botës kanë përhapur frikë dhe panik tek qytetarët por ka ndikuar negativisht dhe në ekonominë kineze. Hapja e marketit kinez ditën e sotme (3 janar) regjistroi një ulje me 8 përqind, rënia më e madhe prej 4 vitesh. Ndër bizneset më të goditura ishin ajo e prodhimit dhe e produkteve të konsumit të përgjithshëm ndërkohë që aksionet e kujdesit shëndetësor pësuan rritje. Kjo ulje e ekonomisë ishte e paevitueshme pavarësisht se disa ditë më parë Banka Qendrore e Kinës deklaroi se ka marrë masa për të lehtësuar ndikimin e epidemisë. Rënia e çmimeve të aksioneve në Kinë vjen pasi tregjet globale u tronditën nga epidemia në ditët e fundit. Javën e kaluar, indeksi S&P 500 i Wall Street shënoi javën e tij më të keqe që nga tetori.