Turqia vazhdon akuzat kundër Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94532-turqia_vazhdon_akuzat_kundër_rusisë
Turqia akuzon ushtrinë siriane se shënjestroi postet e saj të vëzhgimit në provincën veri-perëndimore siriane të Idlibit, duke pretenduar se i takon Rusisë të "ndalojë" Damaskun.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 04, 2020 15:33 Europe/Tirane
  • Turqia vazhdon akuzat kundër Rusisë

Turqia akuzon ushtrinë siriane se shënjestroi postet e saj të vëzhgimit në provincën veri-perëndimore siriane të Idlibit, duke pretenduar se i takon Rusisë të "ndalojë" Damaskun.

"Unë i thashë homologut tim Sergei Lavrov se regjimi sirian po kryente sulme provokuese ndaj posteve tona të vëzhgimit përreth Idlibit", tha sot Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu. "Ne do të hakmerremi nëse ata vazhdojnë këto sulme, dhe ... ata (rusët) duhet të ndalojnë regjimin sirian sa më shpejt që të jetë e mundur," vuri në dukje ai, duke shtuar: "Ne gjithashtu nuk e pranojmë justifikimin e rusëve se " ne nuk mund ta kontrollojmë plotësisht regjimin këtu". Të hënën, tetë forca turke u vranë në një sulm për të cilin Ankaraja fajësoi Damaskun. Më vonë atë ditë, forcat turke bombarduan dhjetëra objektiva rreth Idlibit në shenjë hakmarrje, ndërsa Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se dhjetëra ushtarë sirianë ishin vrarë në këto sulme. Siria ka denoncuar sulmet, duke thënë se do të përgjigjet me të gjitha mjetet nëse lind nevoja. Damasku madje i ka ofruar popullatës me shumicë kurde të zonave të sulmuara mbështetje ushtarake përballë ushtrisë turke. Konstantin Kosachev, një ligjvënës i lartë rus, ndërkohë tha se Moska ishte shumë e shqetësuar për situatën në Idlib, duke e quajtur atë një "sprovë serioze për forcën e marrëveshjeve ekzistuese ruso-turke".