Shtohet numri i viktimave nga koronavirusi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94612-shtohet_numri_i_viktimave_nga_koronavirusi
Shkon në 722 numri i të vdekurve me koronavirus në provincën Hubei të Kinës, ndërsa numri total i të infektuarve arriti në 34 478 persona, bënë të ditur autoritetet në Hubei.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 08, 2020 05:38 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i viktimave nga koronavirusi

Shkon në 722 numri i të vdekurve me koronavirus në provincën Hubei të Kinës, ndërsa numri total i të infektuarve arriti në 34 478 persona, bënë të ditur autoritetet në Hubei.

Autoritetet shëndetësore shtojnë se 15 800 persona janë ende në spital dhe 841 prej tyre janë në gjëndje të rëndë. Në të gjithë Kinën numërohen 34 mijë të infektuar ndërsa tre qytete me gjithsej 60 milionë banorë mbeten në karantinë Raste të të infektuarve me koronavirusin e ri janë raportuar dhe jashtë territorit të Kinës, në 25 shtete, duke shkaktuar 250 persona të infektuar dhe dy të vdekur. Mijëra persona janë prej ditësh në karantinë në dy anije krocere në Hong Kong dhe në Japoni pasi u konfirmua se kishte pasagjerë të infektuar me virus. Virusi nuk ka kursyer as dy të porsalindur në Wuhan. Njëri prej tyre u diagnostikua me koronavirus 30 orë pasi lindi. Po sot u raportua se humbi jetën dhe doktori i cili paralajmëroi zyrtarët për virusin e ri.