Rusia dhe Turqia diskutuan situatën në Idlib të Sirisë
Rusia dhe Turqia zhvilluan bisedime në Ankara, duke diskutuar situatën në Idlib të Sirisë dhe hapat për përparimin e procesit politik në Siri, tha të shtunën një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme turke.
"Ankaraja organizoi negociata tre-orëshe midis delegacioneve të udhëhequra nga zv / ministrat e jashtëm turq dhe rus, Sedat Onal dhe Sergei Vershinin, me pjesëmarrjen e Përfaqësuesit Special të Presidencës Ruse në Siri, Aleksandër Lavrentiev. Delegacionet përfshinin përfaqësues të ministrive të jashtme të dy vendeve, agjencive ushtarake dhe të inteligjencës. Bisedimet u përqendruan në situatën në Idlib të Sirisë, si dhe hapat për përparimin e procesit politik në Siri. U vendos që negociatat të vazhdojnë javën tjetër ", tha zëdhënësi turk. Situata në Idlib ka qenë e tensionuar për disa muajt e fundit pas sulmeve të vazhdueshme të militantëve pro-turq ndaj civilëve dhe forcave qeveritare siriane në rajon. Idlibi është një nga katër zonat e reduktimit të tensionit të krijuara në Siri nga Rusia, Irani dhe Turqia gjatë bisedimeve në maj 2017. Provinca është një nga fortesat e mbetura militante në vend, pasi disa zona të rajonit kontrollohen nga grupe terroriste.