Vritet ushtruari i masakrës në Tajlandë
Ushtari i masakrës në Tajlandë është vrarë nga forcat e policisë dhe të sigurisë së këtij vendi.
Ushtari tajlandez ka vrarë 26 persona dhe ka plagosur 57 të tjerë pasi ka shtënë me armë në një qendër tregtare. Ushtari është vrarë nga policia pas 12 orë tmerri në orën 9 me orën lokale. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri i vendit Prayut Chan-o-cha. Ngjarja filloi ditën e shtunë ku ushtari ka hapur zjarr në një qendër ushtarake dhe më pas në qendrën tregtare të quajtur Terminal 21. Ndërkohë, në qendrën tregtare shihen ushtarë të armatosur të cilët mundoheshin të nxirrni jashtë qendrës njerëzit që ndodheshin brenda. Sipas autoriteteve vendase, besohet se autori quhet Jakrapanth Thomma dhe ishte një oficer batalioni. Mendohet se ushtari pati një konflikt me një superiorin e tij, duke mos iu bindur urdhrit të tij dhe duke e qëlluar me armë. Më pas ai mori armën e tij dhe filloi që qëllonte kolegët e tij. Ushtari më pas ka marrë armë të tjera të rënda dhe një hamer ushtarak dhe ka lënë bazën ushtarake duke u drejtuar për të qendra tregtare. Nga aty ka filluar të qëllonte mbi civilë. Akoma nuk dihen shkaqet e veprimeve të tij.