Vazhdon protesta e Jelek-verdhëve në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94628-vazhdon_protesta_e_jelek_verdhëve_në_francë
Protestuesit e njohur me emrin jelek-verdhët në Francë dje organizuan protestën e javës së 65-të në disa qytete të vendit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 09, 2020 09:04 Europe/Tirane
  • Vazhdon protesta e Jelek-verdhëve në Francë

Protestuesit e njohur me emrin jelek-verdhët në Francë dje organizuan protestën e javës së 65-të në disa qytete të vendit.

Jelek-verdhët në këtë demonstratë brohorisnin parulla kundër presidentit francez Emanuel Macron. Në protestën e organizuar dje policia franceze ka arrestuar të paktën 105 protestues. 17 Nëntori 2018 dëshmon nisjen e protestave popullore kundër politikave të qeverisë franceze. Më shumë se 11 njerëz janë vrarë dhe 14,000 janë plagosur ose arrestuar në Francë gjatë këtyre protestave. Protestat filluan fillimisht nisën në përgjigje të politikave ekonomike të presidentit francez Emanuel Macron, veçanërisht në fushën e karburantit dhe taksave, por shpejt morën hov politik. Protestuesit francezë, të cilët e quajnë veten "jelek-verdhët", i shohin politikat e Macron si një presion mbi qytetarët francezë dhe për këtë kanë kërkuar largimin e tij.