Trump shkel premtimin, përsëri mungesë e madhe buxheti
Përkundër premtimeve të presidentit të Amerikës, ky vend përsëri po përballet me mungesë të madhe të buxhetit.
Kanali informativ CNN njoftoi se në projektligjin e buxhetin për vitin 2021 të Shtëpisë së Bardhë, nuk vërehet kurrfarë programi për reduktimin e mungesës së buxhetit një trilion dollarësh të këtij vendi.
Faqja e CNN në internet në një raport të saj, duke u bazuar në një version të këtij projektligji, ka shkruar: "Donald Trump, presidenti i Amerikës, do të deklarojë buxhetin 4.8 trilionë dollarë për vitin 2021, të këtij vendi".
CNN shtoi: "Lajmet në lidhje me buxhetin e vitit 2021, janë publikuar pas publikimit të lajmit për mungesë buxhetore një trilion dollarë të Amerikës në vitin 2019".
Sipas CNN, Amerika për herë të fundit në vitin 2012 është përballur me një mungesë kaq të madhe të buxhetit.
Sipas CNN, mungesa e buxhetit është rritur përkundër premtimeve të Trump dhe për shkak të uljes së taksave dhe pëlqimit për të shtuar shpenzimet federale.
Mungesa e buxhetit federal të Amerikës në fund të vitit të kaluar ka arritur shifrën 948 miliardë dollarë që në krahasim me shumën 665 miliardë dollarë të vitit 2017, vitit të parë të administratës së Trump, konsiderohet një rritje e konsiderueshme.