Rusia godet një dron dhe një F-16 izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94674-rusia_godet_një_dron_dhe_një_f_16_izraelit
Sulmi i ushtrisë izraelite në 6 shkurt kundër aeroportit të Damaskut nuk kaloi pa i shkaktuar humbje Izraelit, pasi sipas uebfaqes ushtarake ruse Avia.pro, ky i fundit kishte humbur  një dron ndërsa një nga avionët F- 16 u dëmtua nga mbrojtja ajrore siriano-ruse.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 10, 2020 15:18 Europe/Tirane
  • Rusia godet një dron dhe një F-16 izraelit

Sulmi i ushtrisë izraelite në 6 shkurt kundër aeroportit të Damaskut nuk kaloi pa i shkaktuar humbje Izraelit, pasi sipas uebfaqes ushtarake ruse Avia.pro, ky i fundit kishte humbur  një dron ndërsa një nga avionët F- 16 u dëmtua nga mbrojtja ajrore siriano-ruse.

Sipas burimeve ruse, avionët agresorë izraelitë ishin në shënjestër të sistemit të mbrojtjes ajrore siriano-ruse. Rusia kishte paralajmëruar regjimin izraelit kundër çdo përpjekje për të sulmuar pozicionet e saj si dhe ato të Sirisë, dhe për çdo shkelje të hapësirës ajrore siriane. "Një dron izraelit u rrëzua dhe raketat anti-ajrore ruse goditën rëndë një avion izraelit F-16 i cili u kthye në bazën e tij në një gjendje të mjerueshme", njoftoi Avia.pro të hënën (10 shkurt) duke thënë se në këtë proces Izraeli kishte protestuar duke pretenduar se goditjet e tij "anti-iraniane" nuk kishin të bënin me Rusinë dhe se kjo e fundit nuk kishte asnjë arsye të përgjigjej. Gjithashtu sipas Avia.pro, për palën ruse kjo protestë nuk qëndron, pasi Izraeli rrezikoi jetën e 172 pasagjerëve. Sipas Moskës, përdorimi i një aeroplani civil si një mburojë për avionët luftarakë izraelitë shkatërron fjalë për fjalë marrëveshjen ajrore Tel Aviv-Moskë në Siri dhe autorizon një përgjigje ruse. Gazeta ushtarake kineze Sohu raporton gjithashtu se Presidenti rus Vladimir Putin kishte protestuar ndaj manovrës veçanërisht të rrezikshme të avionëve F-16 izraelitë.