Deficiti buxhetor i BE-së prej 75 miliardë euro
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94743-deficiti_buxhetor_i_be_së_prej_75_miliardë_euro
Zyrtarët e BE kanë njoftuar një deficit buxhetor prej 75 miliardë euro gjatë shtatë viteve të ardhshme.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shkurt 12, 2020 14:50 Europe/Tirane
  • Deficiti buxhetor i BE-së prej 75 miliardë euro

Zyrtarët e BE kanë njoftuar një deficit buxhetor prej 75 miliardë euro gjatë shtatë viteve të ardhshme.

Agjensia gjermane e lajmeve DPA, raportoi sot (e Mërkure) se Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen paralajmëroi një deficit buxhetor të BE prej 75 miliardë euro për periudhën 2021 deri në 2027. Ajo tha se nuk do të pranojë një buxhet që nuk ka një kontribut prej 25% për të trajtuar krizën e ndryshimit të klimës. Prandaj, përkundër deficitit 75 miliardë euro të BE-së në vitet e ardhshme, von der Leyen ende insiston në nevojën për të ndarë një pjesë më të madhe të buxhetit në politikën e mbrojtjes së klimës. Kryetarja e Komisionit Evropian, duke përmendur daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, shtoi se një deficit prej 75 miliardë eurosh gjatë shtatë viteve të ardhshme, do të jetë pasojë e këtij vendimi të Londrës.