Idlib: Turqia nuk po del dot nga vorbulla
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94745-idlib_turqia_nuk_po_del_dot_nga_vorbulla
Marrja e çdo sipërfaqeje të territorit të provincës siriane Idlib nga ushtria siriane e zhyt më tej Turqinë në vorbullën në të cilën po fundoset qartazi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 12, 2020 16:27 Europe/Tirane
  • Idlib: Turqia nuk po del dot nga vorbulla

Marrja e çdo sipërfaqeje të territorit të provincës siriane Idlib nga ushtria siriane e zhyt më tej Turqinë në vorbullën në të cilën po fundoset qartazi.

Ushtria Siriane ka sulmuar pozicionet e ushtrisë turke në Idlib, ndërsa Ministria e Mbrojtjes turke publikon statistika fiktive, sipas të cilave, më shumë se 100 ushtarë sirianë u vranë gjatë operacioneve të hakmarrjes turke; informacione të mohuara nga burime në terren. Përkundër sfondit të rrethanave që pasqyrojnë qartë situatën kritike të Turqisë në Siri, Rusia është ende e përkushtuar të mbështesë ushtrinë siriane edhe nëse bisedimet ruso-turke dështojnë. Në javën e kaluar, ushtria siriane nuk i ka lënë pa përgjigje sulmet terroriste, dhe në konflikte janë vrarë 8 ushtarë turq. Që atëherë, mediat turke të afërta me Rexhep Tajip Erdogan, Presidentin turk, kanë filluar një fushatë propagandistike e cila, duke theksuar nevojën e pranisë së Turqisë në Siri, synon të manipulojë opinionin publik turk i cili denoncon aventurat ushtarake të Ankarasë në Siri, tha analisti sirian i çështjeve turke Sarkis Kasarxhian në një intervistë për Al-Ahad. "Çfarë kemi të bëjmë në Siri? Dhe kë po mbrojmë?", pyesin sipas analistit, vëzhguesit dhe akademikët turq të cilët janë të shumtë në kritikimin e politikave të presidentit turk në dosjen siriane, duke besuar në dështimin e përpjekjeve të Erdoganit për të marrë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe të BE për aventurën e tij ushtarake në Siri. Këto të fundit thanë se ishin të tronditur nga përgjigjja e ushtrisë siriane për sulmet e Ankarasë, të cilat lanë një numër të vdekurish në radhët e ushtrisë turke. Sarkis Kasarxhian nënvizon se pretendimet e Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë se forcat turke  kanë vrarë 100 ushtarë sirianë si përgjigje ndaj vdekjes së 5 ushtarëve turq gjatë luftimeve në Idlib, kanë për qëllim vetëm të bëjnë presion ndaj Rusisë, e cila dëshiron të refuzojë kompromisin për sulmin ushtarak mbi Idlib. Turqia po përpiqet gjithashtu të provokojë një eveniment të ri në Siri, duke e detyruar kështu Rusinë të pranojë kushtet turke në çështjen siriane. Duke mohuar lajmet e Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë për vrasjen e 100 ushtarëve sirianë , burime pranë qeverisë Siriane thanë në kushte anonimiteti se informacioni i siguruar nga Ministria turke e Mbrojtjes për numrin e viktimave midis ushtarëve sirianë është i rremë dhe ka për qëllim të devijojë opinionin publik turk nga numri real i vdekjeve në radhët e forcave turke në Siri. Duke pezulluar bashkëpunimin ruso-turk në zgjidhjen e krizës siriane, tensionet e përshkallëzuara në provincën siriane të Idlibit kanë lënë më shumë se gjysmë milion njerëz të zhvendosur. Me një popullsi prej 3 milion, Idlibi është fortesa e fundit e terroristëve ekstremistë në Siri. Duke gjykuar nga natyra e përforcimeve ushtarake turke, SHBA dhe NATO po e shtyjnë Ankaranë në një konfrontim klasik në tokën siriane edhe pse më shumë se shtatë vjet luftë i kanë dhënë ushtrisë siriane dhe aleatëve të saj një inteligjencë ushtarake veçanërisht të ndërlikuar dhe mjaft të përshtatshme për luftime jo klasike. Padyshim që ky është mjeti mbi të cilin SHBA dhe NATO po llogaritin për t'i shkaktuar humbje maksimale ushtrisë turke në mënyrë që Turqia të ndërpresë përfundimisht lidhjen me Sirinë, por edhe me Rusinë dhe Iranin dhe që të varroset përfundimisht një bosht Lindor kundër ekspansionizmit SHBA-NATO në Levant.