Myslimanët në Gjermani kërkojnë më shumë mbrojtje
Shoqëria myslimane në Gjermani ka kërkuar më shumë mbrojtje për shkak të ndjenjës së pasigurisë.
Myslimanët e Gjermanisë pas zbulimit dhe neutralizimit të një sulm terrorist të ekstremit të djathtë ndaj xhamive në këtë vend, nga policia kanë kërkuar më shumë mbrojtje dhe siguri në përballje me forcat radikale kundra-islame. Me urdhër të një gjykate gjermane, policia e këtij shteti arrestoi 12 persona me dyshimin për përfshirje në një komplot të së djathtës ekstreme për përmbysjen e rendit politik përmes sulmeve të shënjestruara. Katër persona u arrestuan me dyshimin për themelimin e një organizate terroriste të së djathtës ekstreme në shtator të vitit të kaluar, ndërsa tetë të tjerët për ofrimin e përkrahjes financiare për ta. Prokurorët gjermanë thanë se personat e arrestuar ishin duke planifikuar sulme kundër politikanëve, azilkërkuesve dhe myslimanëve, shkruan “Reuters”. Përkrahja për grupet e së djathtës ekstreme në Gjermani është duke u rritur në mënyrë të ndjeshme, sidomos në pjesën lindore të Gjermanisë, e cila dikur qeverisej nga sistemi komunist. Personat e arrestuar, që janë të moshës nga 20 deri në 50-vjeçare, e kishin formuar grupin e quajtur “Der harte Kern” (“Bërthama e fortë”), raportoi gazeta “Welt am Sonntag”, duke shtuar se ata janë arrestuar në gjashtë rajone të ndryshme. Islamofobia dhe urrejtja ndaj Islamit në Evropë për çdo ditë po merr dimensione të reja. Në Evropë po vërehen forma të reja të terrorizmit ndaj myslimanëve, mirëpo qeveritë dhe mediat evropiane nuk kanë as motiv dhe as vullnet për të folur rreth këtyre krimeve, thuajse nuk u vjen edhe shumë keq për këto veprime terroriste kundër myslimanëve. Sulmet terroriste dhe raciste kundër myslimanëve duke ndjekur metodat e grupit takfirist dhe terrorist ISIS dhe nëpërmjet veprimeve terroriste më të ndryshme nga këto grupe, janë duke u zgjeruar për çdo ditë e më tepër në vende të ndryshme evropiane. Racistët e Britanisë së Madhe në sulmet terroriste kundër myslimanëve në Evropë, janë pionierë. Sulmi i parë kundër komunitetit myslimanë në Evropë me makinë, së pari është kryer në Britaninë e Madhe. Aktualisht nuk mund të mendohet një fund për islamofobinë dhe urrejtjen ndaj Islamit në perëndim. Shumë qeveritarë dhe qendrat hulumtuese të mendimit në perëndim në shumë raste kanë pohuar se mes mësimeve islame dhe të menduarit të grupeve ekstremiste dhe terroriste si ISIS dhe Al Kaida, duhet bërë një ndarje e mirëfilltë, mirëpo përsëri bëhet propagandë islamofobike në nivel të gjerë. Grupet e ekstremit të djathtë racist gjithashtu nën ndikimin e kësaj atmosfere anti-islame, po kryejnë sulme kundër myslimanëve duke marrë shembull grupet takfiriste dhe terroriste, si dhe me metoda të reja. Ndërkohë që e gjithë përpjekja e qeverive dhe e mediave perëndimore për fat të keq është përqendruar në mbulimin e këtyre veprimeve terroriste me motive raciste. Nëse viktimat e këtyre sulmeve do të ishin jomyslimanë dhe autori i këtyre sulmeve do të kishte emër mysliman, atëherë padyshim se trajtimi i tij dhe reagimet do të ishin plotësisht ndryshe. Çështje me rëndësi është kjo që qeveritë perëndimore janë plotësisht të informuara për qëllimet e veprimeve terroriste të grupeve të ekstremit të djathtë dhe raciste. Në rrjetet sociale janë publikuar mesazhe paralajmëruese. Në një prej këtyre mesazheve thuhet: “Keni kujdes, sidomos nëse lëkura juaj është e zezë”. Nuk ka dyshim se objektiv i këtyre sulmeve janë njerëzit me origjinë nga Azia ose myslimanët.