Shtohet numri i viktimave nga virusi vdekjeprurës
Shkurt 21, 2020 08:44 Europe/Tirane
Numri i viktimave nga virusi vdekjeprurës korona ka arritur në 2236 persona.
Ndërkohë, Korea e Jugut është bërë vendi me më shumë raste të prekura, përpos Kinës, duke raportuar 52 raste të reja dhe me mbi 150 persona në gjithë vendin në total. Ndërsa në Kinë, në vendin e origjinës së virusit, janë shënuar edhe 118 viktima të tjera ditën e djeshme, shumica në provincën e Hubei-t. Raste të reja vetëm për një ditë në këtë zonë kapën shifrën e 890 personash. Fatmirësisht mbi 2000 persona janë shëruar dhe janë nxjerrë nga spitalet po të njëjtën ditë.
Tags