Algjeria kërkon kthimin e Sirisë në Ligën Arabe
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95015-algjeria_kërkon_kthimin_e_sirisë_në_ligën_arabe
Presidenti I Algjerisë ka kërkuar kthimin e Sirisë në Ligën Arabe.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 22, 2020 20:25 Europe/Tirane
  • Algjeria kërkon kthimin e Sirisë në Ligën Arabe

Presidenti I Algjerisë ka kërkuar kthimin e Sirisë në Ligën Arabe.

Abdul’maxhid Tabun presidenti i Algjerisë në një intervistë për agjencinë Rusia Today përveçse ka kërkuar anulimin e vendimit për pezullimin e anëtarësisë së Sirisë në Ligën Arabe deklaroi se Siria është ndër vendet themeluese të këtij unioni dhe për Algjerinë është e papranueshme dëmtimi i çdonjërit prej vendeve arabe. Sabra Bukadam, ministër i jashtëm i Algjerisë gjithashtu ditët e fundit ka thënë se mungesa e Sirisë në Ligën Arabe dëmton rëndë këtë union dhe shtoi se vendet arabe duhet të përpiqen për kthimin e Sirisë në ligën Arabe. Liga Arabe në vitin 2011, menjëherë pas nisjes së krizës në Siri, e ndikuar nga presionet e EBA dhe të Arabisë Saudite ka pezulluar anëtarësimin e Sirisë në këtë union dhe pas kësaj shumë nga vendet arabe kanë mbyllur ambasadat e tyre në Siri.