BE dënon ndërtimin e kolonive sioniste
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95018-be_dënon_ndërtimin_e_kolonive_sioniste
Josep Borrel, shefi i politikës së jashtme të BE ka dënuar vazhdimin e ndërtimit të kolonive sioniste në territoret e pushtuara palestineze.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 23, 2020 09:16 Europe/Tirane
  • BE dënon ndërtimin e kolonive sioniste

Josep Borrel, shefi i politikës së jashtme të BE ka dënuar vazhdimin e ndërtimit të kolonive sioniste në territoret e pushtuara palestineze.

Me anë të një deklarate, Josep Borrel shefi i politikës së jashtme të BE i ka kërkuar regjimit sionist t’i japë fund programit të tij për ndërtimin e kolonive sioniste në territoret e pushtuara. Borrel ndërtimin e këtyre kolonive e ka quajtur të jashtëligjshëm dhe shtoi: BE kurrë nuk do të njohë ndryshimet gjeografike në territoret e pushtuara. Njëkohësisht me deklaratën e shefit të politikës së jashtme të BE edhe ministritë e jashtme të Italisë, Francës, Gjermanisë dhe Irlandës kanë dënuar ndërtimin e kolonive nga ana e regjimit sionist. Ministria e strehimit e regjimit sionist dhe bashkitë e kolonive sioniste kanë hartuar një plan për ndërtimin e 9 mijë njësive të reja banimi në veri të Kodsit të Pushtuar. KS i OKB, më 23 dhjetor të vitit 2016 ka nxjerrë rezolutën 2334 në të cilën i kërkohet regjimit sionist të ndërpresë menjëherë dhe në formë të plotë aktivitet për ndërtimin e kolonive sionist në territoret e pushtuara palestineze, mirëpo ky regjim duke pasur mbështetjen e Amerikës nuk i kushton rëndësi Bashkësisë Ndërkombëtare dhe vazhdon ndërtimin e kolonive të jashtëligjshme sioniste.