Vazhdojnë protestat qytetare në Francë kundër qeverisë së Macron
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95026-vazhdojnë_protestat_qytetare_në_francë_kundër_qeverisë_së_macron
Në vazhdim të trazirave kundër qeverisë në Francë, protestuesit kanë shkatërruar disa makina në veri të këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 23, 2020 11:07 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protestat qytetare në Francë kundër qeverisë së Macron

Në vazhdim të trazirave kundër qeverisë në Francë, protestuesit kanë shkatërruar disa makina në veri të këtij vendi.

Kanali televiziv Russia Today njoftoi se protestuesit francezë në qytetin Lil në veri të Francës kanë rrokullisur disa makina.

Sipas këtij burimi, protestuesit francezë që kishin veshur rroba të zezë, e kanë quajtur veten anëtarë të Lëvizjes Jelek Zinj. Gjithashtu protestuesit kundër sistemit kapitalist të njohur si "Jelek Verdhë" kanë vazhduar protestat e tyre në të shtunën e 67-të.

Protestat në qytetin Lil kanë shpërthyer në përleshje mes protestuesve dhe forcave policore.