Dy luftanije ruse drejt Sirisë
Komandanti i Flotës Ruse të Detit të Zi ka njoftuar se dy fregata ruse që mbajnë raketa të tipit Caliber po shkojnë për në Detin Mesdhe në brigjet e Sirisë.
"Dy fregatat e flotës së Detit të Zi, Admiral Makarov dhe Admiral Grigorovich, të pajisura me raketa cruise me precizion të lartë të tipit Caliber, kanë kaluar ngushticat turke të Bosforit dhe Dardaneleve dhe janë në rrugë drejt Mesdheut" , tha Alexei Rullev, Komandanti i Flotës Ruse të Detit të Zi. Rullev shpjegoi se "këto dy fregata do të vendosen në Detin Mesdhe, për të qenë pjesë e grupit detar rus që është dislokuar atje". Ai theksoi se fregata e tretë e këtij modeli, "Admiral Essen" e flotës së Detit të Zi, ka kryer misione në Mesdhe që nga dhjetori 2019. Fregatat "Admiral Makarov" dhe "Admiral Grigorovich" kishin marrë pjesë më parë në operacionin rus kundër terroristëve dhe grupeve të armatosura në brigjet e Sirisë. Prania e luftanijeve ruse në Mesdhe po forcohet, në kontekstin e një përkeqësimi të mprehtë të situatës në zonën e Idlibit në Siri.