Turqia për të mbështetur takfiristët ka krijuar një departament operativ
Përfaqësuesi i Sirisë në OKB njoftoi se ushtria turke, kullat e vëzhgimit që I ka krijuar në veri të Sirisë për të monitoruar terrorist I ka kthyer në qendra për mbështetjen e takfiristëve.
Bashar Xhaafari përfaqësues i përhershëm i Sirisë në OKB ka kritikuar rolin e Turqisë në Idlib. Turqia kullat e saj të vrojtimit të cilat i ka ngritur për të monitoruar lëvizjet e terroristëve i ka kthyer në departamente operative në mbështetje të takfiristëve. Xhaafari tha se Idlibi është pjesë e territorit të Sirisë dhe shtoi se Siria po lufton kundër terroristëve në territorin e saj dhe jo në një territor tjetër. Shkaku i mbështetjes së Turqisë për terroristët është vrasja e ushtarëve turq përreth Idlibit. Damasku dënon sulmet e Turqisë kundër pozicioneve të ushtrisë siriane dhe ka hedhur poshtë pretekstet e nxjerra nga Turqia lidhur me zbatimin e marrëveshjes.