Greqia ndalon mijëra emigrantë në kufirin me Turqinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95182-greqia_ndalon_mijëra_emigrantë_në_kufirin_me_turqinë
Greqia ka thënë se ka ndaluar rreth 10 mijë emigrantë në kufirin me Turqinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 01, 2020 13:52 Europe/Tirane
  • Greqia ndalon mijëra emigrantë në kufirin me Turqinë

Greqia ka thënë se ka ndaluar rreth 10 mijë emigrantë në kufirin me Turqinë.

Ndërkohë policia greke ka thënë se të paktën 500 njerëz me shtatë anije kanë arritur në ishujt Lesbos, Samos dhe Chios, ku kampet janë të mbipopulluara. Turqia vendosi të hapë kufinjtë e saj për emigrantët drejt Europës. Vendimi erdhi pasi të paktën 33 ushtarë turq u vranë në sulmet ajrore në provincën Idlib në veri të Sirisë këtë javë. Greqia është e vendosur t’i kthejë prapa të gjithë, ndërsa po vazhdon të hedhë gaz lotsjellës në drejtim të refugjatëve, në mënyrë që t’i largojë. Imazhet shqetësuese, ku shihen refugjatët  lënduar nga gazi lotsjellës dhe prej telave me gjemba, do duhej të ishin thirrje për autoritetet e Bashkimit Evropian, që të punojnë në zgjidhjen e problemit të tyre. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka thirrur një takim për këshillin e sigurisë kombëtare të vendit të tij. Agjensia e BE për mbrojtjen e kufijve Frontex tha se ishte në gatishmëri të lartë në kufijtë e Evropës me Turqinë. Turqia ka pranuar më shumë se 3.7 milionë refugjatë sirianë prej se ka plasur lufta në shtetin fqinj. Për muaj me radhë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kërcënuar se do t’i dërgojë refugjatët në Evropë nëse Turqisë nuk i ofrohet më shumë ndihmë.