Virusi Korona, problem botëror që ka nevojë për bashkëpunim
Virusi Korona, problem botëror që ka nevojë për bashkëpunim
xcPresidenti iranian Hassan Ruhani të Shtunën në bisedën telefonike me "Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani", duke theksuar këtë domosdoshmëri deklaroi se: Ne jemi të interesuar të zhvillojmë bashkëpunim shëndetësor dypalësh dhe rajonal me të gjitha vendet e rajonit; Me sa duket asnjë vend nuk do të jetë imun ndaj kësaj sëmundje dhe të gjithë ne do të duhet të shkëmbejmë përvoja dhe mundësi për të kapërcyer këtë problem. Emiri i Katarit Sheik Tamim bin Hamad al-Thani, në këtë bisedë telefonike përshëndeti propozimin e presidentit iranian, duke thënë: Qeveria dhe kombi i Katarit e shohin veten së bashku me njerëzit dhe qeverinë e Iranit dhe ne nuk do të hezitojmë të ofrojmë çdo ndihmë në luftën kundër sëmundjes dhe virusit korona. Virusi korona ka nisur të përhapet që prej dhjetorit të vitit 2019 në qytetin Wuhan të Kinës dhe deri tani është përhapur ne 30 provinca të Kinës dhe në 60 vende të botës. Organizata Botërore e Shëndetësisë këtë të premte është shprehur se rreziku ndaj korona virusit është ngritur nga “i lartë” në “shumë i lartë”. Ministria e Shëndetësisë së Iranit ka deklaruar se deri më tani 978 persona janë infektuar me virusin Korona në Iran. Kejanush Xhahanpur, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, sot në konferencën për shtyp tha: “Sipas rezultateve të analizave që janë bërë deri më tani është konfirmuar se në Iran deri më tani 978 persona janë infektuar me virusin Korona dhe prej 54 persona kanë humbur jetën si pasoj infektimit me këtë virus”. Sipas Kejanush Xhahanbakhsh, deri më tani në Iran janë kuruar 175 persona të infektuar me virusin Korona dhe janë liruar nga spitali. Sipas statistikave më të fundit, deri më tani mbi 87000 persona janë infektuar me virusin Korona në të gjithë botën dhe mbi 2900 persona kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi. Kohët e fundit Organizata Botërore e Shëndetësisë këtë të premte është shprehur se rreziku ndaj koronavirusit është ngritur nga “i lartë” në “shumë i lartë”. Ky vlerësim është bërë pas rasteve të shumta që janë prekur nga ky virus në të gjithë botën dhe shpejtësinë me të cilën po përhapet koronavirusi. Momentalisht ka mbi 83 000 persona të prekur dhe mbi 2800 vdekje. “Nuk kemi akoma të dhëna që virusi po përhapet lirshëm me popullatave” – tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Nëse një gjë e tillë do të ndodhte, atëherë koronavirusi do të cilësohet si pandemi, një përcaktim që OBSH akoma nuk e ka bërë. Shpërthimi po rritet gjithnjë e më shumë me më shumë se 50 shtete të prekura deri më tani. Vetëm në Itali, numri i rasteve ka shkuar në 653, ndërsa ai i viktimave në 17. Virusi ndërkohë vazhdon të përhapet në të gjithë globin, me raste të raportuara në çdo kontinent përveç Antarktidës. Në Azi, Koreja e jugut, shënoi të premten numrin më të lartë të të prekurve, 2337 me 571 infeksione të reja për të dytën ditë radhazi ndërsa 13 janë viktimat. Për momentin, kufijtë mbeten të hapur ndërkohë që ajo që po përhapet edhe më shpejt se virusi, është paniku dhe paranoja. Kjo, sipas zyrtarëve është epidemia e parë në erën e medias sociale, dhe kjo e fundit nuk po ndihmon aspak.