Sanders: 500 mijë amerikanë flenë në rrugë
(last modified Mon, 02 Mar 2020 07:49:15 GMT )
Mars 02, 2020 08:49 Europe/Tirane
  • Sanders: 500 mijë amerikanë flenë në rrugë

Barnie Sanders, senatori i shtetit Vermont dhe kandidat i mundshëm demokrat për zgjedhjet presidenciale në Amerikë në një mesazh të tij në Twitter deklaroi se 500 mijë amerikanë natën e kalojnë në rrugë.

Sanders duke kritikuar politikat e qeverisë Trump tha se buxheti i qeverisë duhet të përdoret për shërbimet mjekësore dhe jo për luftërat që ka nisur ky vend. Nëse jemi të bashkuar do të thyejmë presidentin më të rrezikshëm të historisë moderne të Amerikës. Nuk mund të pranohet që amerikanët për të fituar bukën e gojës të bëjnë 2 apo tre punë, tha në fjalën e tij Sanders.  Ilhan Omar kongresmene myslimane në një mesazh të saj në Twitter ka thënë se 11 milion fëmijë në Amerikë vuajnë nga uria. Ajo duke kritikuar gjendjen e rënduar të fëmijëve në Amerikë tha se shumë nga studentët për shkak të mungesës së të ardhurave qëndrojnë të uritur. Më herët Departamenti i Strehimit dhe urbanistikës në Amerika ka deklaruar se me mijëra familje në Amerikë për shkak të kushteve të rënda ekonomike, kanë humbur strehimet e tyre dhe jetojnë në gjendje katastrofike.

Tags