Evropa shton alarmin për koronavirusin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95206-evropa_shton_alarmin_për_koronavirusin
Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, botoi vlerësimin mbi rrezikun e përhapjes së koronavirusit në Evropë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 02, 2020 14:25 Europe/Tirane
  • Evropa shton alarmin për koronavirusin

Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, botoi vlerësimin mbi rrezikun e përhapjes së koronavirusit në Evropë.

Rreziku i transmetimit të COVID-19 në Europë dhe Mbretërinë e Bashkuar në javët e ardhshme është nga i “mesëm” në të “lartë”, me më shumë vende që pritet të raportojnë më shumë raste. Ky vlerësim bazohet në faktorë të rëndësishëm: së pari, numri në rritje i vendeve me përhapje të madhe të virusit në të gjithë botën dhe Evropë. Disa raste me simptoma të buta kanë infektuar personelin mjekësor, pasi nuk kanë pasur simptoma të forta. Deri tani në Itali raportohen 1500 raste, 41 të vdekur dhe 83 të shëruar. Dy pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi në veri të Francës, duke e çuar në 4 numrin e viktimave në vend, shkruan gazeta Le Parisien, duke cituar kryetarin e qytetit të Compiègne. "Që nga e hëna, sipas informacionit të fundit që kam, pati edhe dy vdekje në spitalin e Compiegne," tha Philippe Marini, kryetari i Komunës së Compiegne. Që prej ditë së djeshme më 1 mars, Franca kishte 130 raste të konfirmuara me koronavirus. Ndërkohë Anglia ka konfirmuar 4 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 40 numrin e të infektuarve në vend.