“Akordi i shekullit” temë e takimit mes Hanije dhe Lavrov
(last modified Tue, 03 Mar 2020 12:40:40 GMT )
Mars 03, 2020 13:40 Europe/Tirane
  • “Akordi i shekullit” temë e takimit mes Hanije dhe Lavrov

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë dhe shefi i zyrës politike të Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) kanë biseduar në lidhje me zhvillimet e Palestinës.

Agjencia e lajmeve Anatoly njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë dhe Ismail Hanije, shefi i zyrës politike të Hamasit, të hënën në Mosk kanë biseduar në lidhje me tre temat kryesore që përfshinë planin amerikano-sionist të ashtuquajtur “akordi i shekullit”, marrëveshjen për unitet mes grupeve palestineze dhe marrëdhëniet bilaterale.

Funksionarët e Hamas më parë kanë deklaruar se Ismail Hanije gjatë vizitës së tij në Rusi do të bisedojë me autoritetet e Rusisë në lidhje me planin anti-palestinez të amerikanëve të ashtuquajtur “akordi i shekullit”.

Ismail Hanije pas vizitës në Katar dhe Turqi, ka shkuar në Moskë. Ekspertët e çështjeve politike besojnë se shefi i zyrës politike të Hamasit po mundohet të afrojë qëndrimet mes Dohas, Ankarasë dhe Moskës për të formuar një front të unifikuar për t’u përballur me veprimet e njëanshme të Amerikës dhe akordin e shekullit.

 

Tags