Alarmi i OBSH
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95232-alarmi_i_obsh
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) paralajmëroi të martën se mjetet mbrojtës të tilla si maska dhe syze të përdorura nga punonjësit e shëndetit që po luftojnë koronavirusin, po mbarojnë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 03, 2020 16:50 Europe/Tirane
  • Alarmi i OBSH

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) paralajmëroi të martën se mjetet mbrojtës të tilla si maska dhe syze të përdorura nga punonjësit e shëndetit që po luftojnë koronavirusin, po mbarojnë.

Ky alarm i OBSH vjen në një moment kur bota është në prag të shpërthimit të një pandemie, pasi situata nga koronavirusi është duke u përkeqësuar. Shefi i OBSH, TEdros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se “furnizimet po varfërohen shpejt”. Ai tha se prodhuesit duhet të rrisin furnizimet personale të mjeteve mbrojtëse me 40% për të përmbushur nevojat e komunitetit mjekësor. OBSH vlerëson se do të duhen të paktën 89 milion maska mjekësore në muaj për tu përballur me Covid-19, 76 milion doreza ekzaminimi dhe 1.6 milion syze.