Zgjerohet kriza e koronavirusit në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95261-zgjerohet_kriza_e_koronavirusit_në_evropë
Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat Kryeministri italian ka informuar mbrëmjen e sotme datë 4 mars 2020 vendimin e qeverisë për mbylljen e shkollave të të gjitha cikleve duke nisur nga data 5 mars deri më 15 mars 2020.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 04, 2020 15:26 Europe/Tirane
  • Zgjerohet kriza e koronavirusit në Evropë

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat Kryeministri italian ka informuar mbrëmjen e sotme datë 4 mars 2020 vendimin e qeverisë për mbylljen e shkollave të të gjitha cikleve duke nisur nga data 5 mars deri më 15 mars 2020.

"Këtë vendim e morëm”, - tha kreu i qeverisë Conte - “pas një konsultimi të thellë me të gjithë ministrat, me Këshillin Suprem të Shëndetit si dhe me komitetin shkencor të ekspertëve duke vlerësuar situatën e përhapjes së koronavirusit në nivel kombëtar. Vlerësimi i ekspertëve na sugjeroj mbylljen e shkollave në nivel kombëtar si masë parandaluese për të frenuar përhapjen e këtij virusi", tha Conte. Virusi ka vrarë 79 njerëz në Itali, me më shumë se 2.500 raste të konfirmuara – 229 nga ata që trajtohen janë në kujdes intensiv. Ndërkohë, Ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn të mërkurën tha se coronavirusi i ri  është bërë një “pandemi e mbarëbotërore” që ende nuk duket se ka “arritur kulmin e saj” në Gjermani. Që nga e mërkura, Gjermania ka konfirmuar 240 raste të konfirmuara të sëmundjes COVID-19, nga 196 një ditë më parë. Infeksioni ka arritur në 15 nga 16 shtetet federale të Gjermanisë, me përqendrimin më të lartë të rasteve në North Rhine-Westphalia, ku ka 111 raste. Në nivel global, mbi 93,000 raste janë konfirmuar të infektuar në 75 vende, duke rezultuar në mbi 3,200 vdekje deri më tani.