Akuzon Erdoganin, përleshje në Parlamentin turk
Një përleshje shpërtheu në parlamentin turk të Mërkurën gjatë një fjalimi nga një ligjvënës i opozitës i cili më parë akuzoi Presidentin Tayip Erdogan për mosrespektim të ushtarëve turq që vdiqën në Siri.
Dhjetëra parlamentarë u bashkuan me përleshjen, disa hipën mbi tavolina dhe hodhën grushta, ndërsa të tjerët u përpoqën të ndalnin përleshjet. Engin Ozkoc, një ligjvënës nga Partia Republikane e opozitës, kishte akuzuar presidentin turk në një konferencë shtypi dhe më vonë në tweeter për mosrespektim të ushtarëve që u vranë javën e kaluar në rajonin Idlib të Sirisë. Ozkoc akuzoi gjithashtu Erdogan për papërgjegjësi për dërgimin e trupave në një konflikt pa mbulimin ajror. Kryetari i parlamentit, Mustafa Sentop, dënoi deklaratën e ligjvënësit të opozitës. Prokurorët e Ankarasë filluan një hetim mbi një fyerje të dyshuar të presidentit, njoftoi agjensia shtetërore e lajmeve Anadolu.