Vdes ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95277-vdes_ish_sekretari_i_përgjithshëm_i_okb_së
Ish-sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Javier Perez de Cuellar vdiq dje në moshën 100-vjeçare, konfirmoi Ministria e Jashtme e Perusë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 05, 2020 12:24 Europe/Tirane
  • Vdes ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së

Ish-sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Javier Perez de Cuellar vdiq dje në moshën 100-vjeçare, konfirmoi Ministria e Jashtme e Perusë.

“Babai vdiq pas një jave të ndërlikuar, në orën 20:09 dhe tashmë po prehet në paqe”, tha djali i tij, Francisco Perez de Cuellar për kanalin RPP.

I lindur në Lima në vitin 1920, Perez de Cuellar shërbeu si sekretari i pestë i përgjithshëm i OKB-së në vitet 1982 dhe 1991, pas një karriere të gjatë diplomatike.

Në 1995, ai kandidoi për president në Peru, por u mposht nga presidenti në detyrë, Alberto Fujimori.

Pas kësaj u bë kryeministër dhe më pas, për një periudhë të shkurtër kohore në vitet 2000-2001, u bë ministër i Jashtëm.