Moska: Terroristët duhet të zhduken nga forcat siriane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95305-moska_terroristët_duhet_të_zhduken_nga_forcat_siriane
Është përgjegjësi e Forcave të Armatosura Siriane të zhdukin militantët dhe terroristët që veprojnë në Siri, deklaroi sot  zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 06, 2020 20:23 Europe/Tirane
  • Moska: Terroristët duhet të zhduken nga forcat siriane

Është përgjegjësi e Forcave të Armatosura Siriane të zhdukin militantët dhe terroristët që veprojnë në Siri, deklaroi sot  zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse.

"Unë do të doja të theksoja pa iu referuar bisedimeve të djeshme [midis Presidentit Vladimir Putin të Rusisë dhe homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan] se sa i përket përpjekjeve për të eliminuar militantët dhe terroristët, nëse përcaktohen si të tillë, ata duhet të zhduken , para së gjithash, nga Forcat e Armatosura Siriane dhe forcat e vendeve që bashkëpunojnë ligjërisht me autoritetet siriane", tha të premten Maria Zakharova në një konferencë shtypi në kryeqytetin rus Moskë. Të enjten, Putin dhe Erdogan njoftuan një armëpushim në provincën veri-perëndimore të Sirisë, Idlib. Armëpushimi erdhi pas një takimi në Moskë që zgjati gjashtë orë. Gjithashtu të Premten, ushtria Siriane theksoi se do t'i përgjigjet me vendosmëri çdo shkeljeje të armëpushimit nga grupet terroriste në Idlib. Ndërkohë, në provincën fqinje të Alepos, njësitë e ushtrisë siriane zbuluan një punishte të cilën militantët takfiristë e përdornin për të prodhuar topa, raketa dhe predha artilerie për t'i përdorur në betejën e tyre kundër forcave qeveritare siriane.